MENU
klinika

Vindenis, Gllamnik...

Kosova kërkon unazën e florinjtë Serbisë

18.07.2022 - 19:23

         Në vazhdën e serisë së artefakteve të munguara gjetur në trojet shqiptare në Kosovë, që i zotëron Serbia, përfshihet edhe një simbol martesor, si unaza, e periudhës antike.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), po publikon artefaktet që janë marrë nga Serbia, raportojnë mediet lokale në Kosovë. Kësaj here, MKRS ka kërkuar që në Kosovë, të vijë një unazë prej ari, për të cilën ka bërë me dije, të jetë zbuluar në Gllamnik.

“Unaza e artë e martesës, me gur, që tregon bashkimin e duarve të djathta, nënkupton një marrëveshje, por gjithashtu simbolizon besnikërinë dhe miqësinë. Është gjetur në zonën e periudhës romake në Vindenis, Gllamnik, Kosovë”.

“Unaza është një nga artefaktet 1247 të Kosovës, që ende mbahen ilegalisht dhe padrejtësisht, nga Serbia. Kosova kërkon kthimin e tyre, në shtëpi”, – ka shkruar MKRS-ja, në faqen zyrtare në “Twitter”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në gjuhën e të vërtetës historike

Epiri dhe Thesprotia shqiptare

KUVENDIME NË MBRETËRINË E TË VDEKURVE

Bashkëbisedim mes Skënderbeut dhe Karlit të Madh


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit