MENU

Në gjuhën e të vërtetës historike

Epiri dhe Thesprotia shqiptare

20.09.2019 - 16:33

      Shqiptarët në Epir janë autoktonë. Që nga epoka e bronzit, ndoshta edhe më parë, në Jug të Vjosës banonin fiset ilire të Epirit. Midis tyre, më të përmendur qenë Kaonët, që zinin krahinat bregdetare të Jonit të Veriut, Thesprotët që banonin më Çamërinë e sotme dhe Molosët në Jug të Vjosës së Sipërme dhe Fushës së Janinës, që atëherë quhej Fusha e Etiopisë. Emri Epir, që do të thotë stere ose tokë kontinentale, është një shprehje gjeografike me të cilat banorët e Jonit, duke u nisur nga pozita e tyre ishullore, kanë quajtur krahinat përballë. Përhapja e gjuhës dhe kulturës greke në Epir janë fenomene të vona. Ato fillojnë pas formimit të kolonive në bregun e Ilirisë dhe zgjerohen më tepër në kohën bizantine, kur kultura dhe gjuha greke u përhap në tërë botën antike./Konica.al

 

 

 

 

 

 

Sipas të dhënave epirografike, greqishtja e përdorur në Epir është e dialektit dorik, gjë që provon hyrjen e vonë të saj nëpërmjet hyrjeve dorike të vendit. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë. Që në lashtësi, Epiri përmendet si një trevë e zhvilluar, që kishte lidhje tregtare dhe lundrim të zhvilluar. Në shekullin III dhe II para erës sonë, sundimtarët e Epirit, Pirrua e të tjerë, kishin monedhat e tyre. Në këtë kohë, fiset më të fuqishme ilire filluan të bashkohen dhe të krijojnë mbretëri të fuqishme. Pikërisht në këtë kohë krijohet në Epir Lidhja Molose e kryesuar nga mbreti Alketa. Në vitin 307, me ndihmën e Taulantëve, trashëgimtari 12-vjeçar i Molosëve, Pirrua i Epirit, u vu në krye të shtetit epirot. Nisi kështu një nga periudhat më të përmendura të trevave Arbënore, kur kufijtë e mbretërisë u shtrinë në Lindje deri në lumin Vardar, në Veri përtej Apolonisë dhe në Jug deri në Peloponez. Pas vdekjes së Pirros, shteti i Epirit u dobësua. Ai humbi tokat e pushtuara dhe u kthye në kufijtë e tij të vjetër. Kryengritja e vitit 230 para erës sonë, e përmbysi pushtetin mbretëror. Mbretëria u kthye në një lidhje krahinash, që mori emrin Lidhja e Epirotëve, e cila ishte një nga institucionet më demokratike të kohës. Gjatë kohës së dyndjes romake, epirotët ndërmjetësojnë për nënshkrimin e Traktatit të Paqes në vitin 205 në qytetin Pojnik, megjithëse ai nuk pati jetë të gjatë. Romakët u kthyen me forca të shumëfishuara dhe, gjatë luftës së tretë iliro-romake, nënshtruan edhe Epirin. Pushtimi romak u shoqërua me plaçkitje dhe shkatërrime të mëdha. U shkatërruan deri në themel të 70 qytetet e Epirit dhe mbi 15 mijë banorë u kthyen në skllevër, veç sasisë së madhe të arit dhe të argjendit që u grabit nga pushtuesi.

Deri në shekullin e dytë të erës sonë, Epiri ishte i ndarë në mes të provincave Ahes dhe Maqedonisë. Gjatë reformave administrative të Dioklanit, perandor romak që jetoi gjatë viteve 284-305, pjesa lindore e perandorisë u nda në dy prefektura të mëdha: të Lindjes dhe Ilirikut. Prefektura e Ilirikut ndahet në tre dioqeza, që përfshinin tri provinca të tilla: Probali, Kufiri në Krahinat e Dalmacisë së Jugut dhe ato të Shqipërisë së Veriut. Provinca e Epirit të Ri, Epirua Nova, që përmblidhte të gjitha trevat e Shqipërisë së Mesme dhe ato të Jugut, deri në Vjosë dhe Provinca e Epirit të Vjetër, Epirus vetues, tokat në Jug të Vjosës, me qendër Nikopojen, Nikopolisë, pranë gjirit të Prevezës. Pra, përsëri tokat shqiptare dhe ato të Epirit ishin të njësuara më vete. Roma respektoi ngjyrat etnike të tyre. Kjo ndarje administrative u ruajt edhe pas shpërbërjes së Perandorisë Romake në vitin 135, në Perandorinë Romake dhe atë Bizantine.

Në shekullin IV filluan dyndjet e barbarëve në Iliri. Epiri pushtohet nga Çotët, Sarvatet, Alanët etj., që shkretojnë, shkatërrojnë dhe plaçkitin gjithçka. Nga fundi i shekullit V, në Ballkan filloi dyndja e fiseve bullgare dhe sllave dhe një shekull më vonë ata filluan të vendosen në trojet e gadishullit, duke përfshirë edhe provincën e Epirit. Sulmet e vazhdueshme barbare, sidomos forcimi i shtetit bullgar, i detyroi qeveritarët bizantinë në fundin e shekullit IX të kalonin në tokat shqiptare dy ndarje administrativisht më vete dhe asnjëherë nuk është përfshirë në njësitë administrative greke./Konica.al

 

 

 

 

 

Krahas shembjes dhe shkatërrimit të Perandorisë Bizantine dhe rritjes së rrezikut sllav në tokat shqiptare, formohet principata e Arbërisë, kurse në Jug Despotati i Epirit dhe në Perëndim, Dukati i Durrësit. Sundimtarët arbëreshë, para kërcënimit të jashtëm lidheshin me bashkime dhe aleanca. Kështu, Despoti i Epirit Mihal Engjëll Komneni u martua me një fisnike nga Durrësi. Po kështu, Dhimitri, kryesori i Arbërisë kishte lidhje të ngushta me Despotatin e Epirit.

Një figurë tjetër e shquar në Despotatin e Epirit është edhe Mihali II, Engjëll Komneni, i cili ashtu si paraardhësit e tij zhvilloi luftëra pa fund për zgjerimin e zotërimeve të veta dhe rimëkëmbjen e Perandorisë Bizantine. Nga mesi i shekullit XIV, pothuajse e gjithë Arbëria dhe Epiri u pushtuan nga shteti serb, i cili zhvilloi një politikë energjike kolonizuese. Çlirimi i Epirit nga pushtimi serb erdhi nga Gjin Bue Shpata, që shënon një faqe të shkëlqyer në historinë e kësaj treve. Me forcën e shpatës dhe mendjes, ai ngriti Despotatin e Artës që shtrihej në Jug deri në gjirin e Koriantit, kurse në Veri deri në Gjirokastër. Fitoret e Despotatit të Artës i forcuan edhe më tepër feudalët arbëreshë, por zhvillimi i mëtejshëm i tij, sikurse edhe i principatave të tjera arbërore, u pengua nga dyndjet turke të cilat filluan të invadonin territoret shqiptare. Në vitin 1430, ushtritë e Sulltan Muratit II nënshtruan Epirin. Në vitin 1431, tokat e nënshtruara të Shqipërisë, turqit i përmblidhnin në një njësi ushtarake administrative më vete: në Sanxhakun e Shqipërisë; Sanxhaku Arvanit me kryeqendër Gjirokastrën. Ai përfshinte krahinat e pushtuara prej Çamërisë në Jug, deri afër lumit Mat në Veri. Pra, është e përfshirë në një njësi administrative bashkë me tokat e tjera shqiptare.

 

 

 

 

 

 

Gjatë kohës së pushtimit turk në Epir, si dhe në të gjitha viset, hyri feja muhamedane. Për dy shekuj, 60-65 për qind e popullsisë u kthye në myslimanë. Kjo pati një rëndësi të madhe për të ardhmen e popullsinë epirote, sidomos asaj çame. Në krahinën e pashallëqeve shqiptare, Epiri si dhe gati tërë Toskëria u përfshi në Pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës. Kjo përkon edhe me vitet 1812-1824, kur në Greqi shpërtheu revolucioni për çlirimin kombëtar. Me mijëra shqiptarë të Epirit, të entuziazmuar nga thirrjet e zjarrta kundër pushtuesve osmanë u bashkuan me kryengritësit grek dhe luftuan krah për krah me ta për çlirimin e Elladhës, duke e konsideruar këtë si pjesë të luftës për çlirimin kombëtar. Me triumfin e revolucionit dhe krijimin e shtetit të pavarur grek, lindi dhe shtrohet problemi i Vorio-Epirit. Shtetarët e Athinës, që në fillim dolën me pretendimet për aneksimin e kësaj treve shqiptare./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri