Pasi mendohej se më në fund, pylli i Krastës u shpëtoi flakëve, disa persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën gatë natës. Pasi u shkrumbuan rreth 100 hektarë, zjarri i cili nisi mëngjesin e dy ditëve më parë, arriti të menaxhohej mbrëmjen e djeshme.
Në total u dogjën rreth 100 hektarë pyje dhe me pisha e bimësi të ndryshme. Flakët u shuan mëngjesin e djeshëm , por u aktivizuan sërish nga persona të paidentifikuar. Emergjencat bashkiake kërkuan ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për ndërhyrje nga ajri, por 4 helikopterët ‘Coguar’ të ‘Mbrojtjes’ ishin në remont.
Kujtojmë se zjarri në Krastë nisi mëngjesin e së martës dhe arriti të shuhej orët e para të ditës së sotme. Zjarri masiv i favorizuar nga era avancoi edhe më shumë duke bërë që ndërhyrja për shuarjen e flakëve të ishte vështirë, duke pasur parasysh se në zonë ishin vetëm dy grupe zjarrfikësish. Sipas burimeve nuk pati asnjë ndërhyrje nga institucionet për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.