MENU
klinika

Sekuestrohen 400 komplete me çadra dhe shezlongë

Lirohen hapësira në Porto Romano

08.07.2022 - 10:13

5 administratë subjektesh që kishin zënë hapsirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse në bregdetin e Porto Romanos janë proceduar penalisht.

Po ashtu u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Konkretisht janë proceduar penalisht shtetasit: B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.