MENU
klinika

Ndeshja e kthimit me Buduçnost

Malazezët provokuan, mbi 10 mijë tifozë në krah të Llapit

13.07.2022 - 19:32

Kanë mjaftuar provokimet në ndeshjen e parë, por edhe për sfidën e kthimit të malazezëve të Buduçnost për të karikuar tifozët shqiptarë dhe jo vetëm ata të Llapit. Fituesi i Kupës së Kosovës humbi 1 javë më parë në Podgoricë 2-0, por shpreson që nesër të bëjë përmbysjen e madhe.

Loja ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit duket se do t’i kalojë kufijtë e një ndeshjeje futbolli. Tifozët nga treva të ndryshme kanë paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Llapjanët nuk kaluan mirë në ndeshjen e parë javën e kaluar pasi tifozët malazezë i fyen dhe i përqeshën shqiptarët përmes banerave dhe koreografive që i shfaqën në tribuna.

Tifozët e Buduçnostit, “Varvari” e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” përmes postimeve provokuese në rrjetet sociale, mes të tjera: “Drejt Kosovës, në tokën serbe”.

Nga ana tjetër, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka njoftuar se deri më tani 10 mijë bileta janë shitur, ndërsa numri i tyre mund të rritet gjithsesi deri nesër. Po ashtu, trajneri llapjan e ka edhe një lutje për tifozët shqiptarë, nga të cilët kërkon të dominojë brohoritja: “O sa mirë me qenë shqiptar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në turin e dytë të Conference League

Ka luajtur edhe Modric, njihuni me rivalin e Tiranës