MENU
klinika

"Ditë fitoreje për shqiptarët"

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Ibrahimaj zbardh detajet

27.07.2022 - 11:56

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e ka quajtur fitore për shqiptarët arritje e marrëveshjes me qeverinë italiane për pensionet.

Në një konferencë për shtyp me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci, Ibrahimaj tha se me këtë marrëveshje shqiptarëve që jetojnë në Itali do t’ju njihet tashmë periudha e punës dhe do të përfitojnë pensionin.

Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali, apo një pjesë do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ai individ do të dalë në pension. Ka qenë një kërkese  e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në Itali hartimi i kësaj marrëveshje. Sot mund të themi se për këdë shqiptar është një ditë fitoreje dhe përmbushet njohja e periudhës së punës së tyre.

Qeveria e ka pasur me prioritet trajtimin e kësaj marrëveshje. Gjithashtu edhe qeveria italiane. Kjo tregon për marrëdhënien e shkëlqyer që dy vendet kanë. Italia i është gjetur pranë Shqipërisë në momentet më të vështirë.

Sot është një ditë fitoreje për komunitetin shqiptar në Itali, por edhe atë italian në Shqipëri që është rritur”, deklaroi ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet ekspertja: Kush përfiton nga marrëveshja

Pensionet, unifikimi i viteve të punës me Italinë!