MENU
klinika

Rama: Shqipëria sot kalon në një tjetër nivel!

Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit pas hapjes së negociatave

20.07.2022 - 08:51

Është mbajtur këtë të mërkurë ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama: Shumë të dashur qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare. Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falenderoj ju që jeni këtu për ceremoninë e ngritjes, pas çeljes së negociatave. Prania juaj këtu është më shumë se një prani protokollare, pasi ju me institucionet që përfaqësoni jeni kontributorë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel.

Ky moment shënon ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me rregullat dhe vlerat evropiane.

Do të kisha dashur sot që këtu të ishte dhe opozita, jo sepse pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minim ii demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kontroll i ligjeve, një proces që mund të zgjasë me vite

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me Bashkimin Europian?