MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më kanë dalë analizat e mëlçisë keq, ç’të bëj?

21.07.2022 - 10:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem, a mund të më ndihmoni? Kam bërë analizat për përcaktimin sasior të antigenit sipërfaqësor të hepatitit B dhe më kanë dalë në rezultatin 14290 dhe më ka shqetësuar shumë kjo shifër. Ju lutem, çfarë do të thotë kjo?

Mjeku: Referuar rezultatit që ju referoni, ju rezultoni me hepatit B pozitiv. Duhet të bëhen patjetër provat e heparit për të parë gjendjen e mëlçisë si dhe një eko të barkut. Duhet të niset menjëherë ndjekja nga mjeku gastrohepatolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.