Po flitet kudo se Megi Pojani dhe Noizy i kanë dhënë fund miqësisë së tyre, e cila mund ta themi pa frikë se ka qenë e konsoliduar pasi ka zgjatur prej vitesh. Pojani ka deklaruar shpesh se Noizy është artisti i saj “i preferuar”.
Dyshja edhe pse në një shoqëri të gjatë me njëri-tjetrin i kanë prishur raportet.
Pojani ishte prej shumë vitesh imazh i brendit të këngëtarit, “Illyrian Bloodline”, duke u shfaqur shpesh me veshjet e tij. Por si faqja zyrtare e “Illyrian Bloodline” po ashtu edhe Megi i kanë fshirë të gjitha fotot e bashkëpunimeve.
Dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet e tyre sociale duke i shtuar edhe më shumë zërat e një krisjeje të mundshme mes tyre.
Megi është bërë pjesë e klipit të këngës së re “Katile” të Don Xhonit. Këngëtari. ndërkohë tashmë njihet nga të gjithë si rival i Noizyt pasi janë kapur shumë herë me njëri-tjetrin. Shumica e fansave e kanë marrë pjesëmarrjen e saj në videoklip si një “hakmarrje” ose si një thumb ndaj reperit.
Edhe pse krisja e marrëdhënies së tyre po aludohet gjithandej, asnjëri prej të dyve, si Megi po ashtu dhe Noizy nuk kanë folur asnjëherë për këtë pjesë.