Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka dale ne nje konference për shtyp dhe ka pranuar skandalin e evazionit fiskal me inceneratoret.
“Konference mbi informimin e opinionit publik dhe median, në lidhje me deklaratat e ditëve të fundit, për dosjen e vitit 2018 mbi skemat e mashtrimit, të cilat po përdoren në mënyrë abuzive dhe qëllime politike nga opozita”, shkruan ajo në postimin ne Facebeook.
“Zhurma e madhe e diteve te fundit e krijuar ne kuader te nje lufte, ne vigjilje te nje proteste te lajmeruar, e cila nxit zhvillimin e nje revolucioni imagjinar.
Asgje nga faktet e nxjerra ditet e fundit nuk eshte e re.
Te gjitha faktet lidhen me procese te kryera vite me pare nga Administrata Tatimore.
Ne dhjetor 2018 Adminisatrata Tatimore ka referuar prane Prokurorise nje skeme mashtrimi qe lidhej me pastrim parash, jane referuar 20 subjekte per te cilat bashke me to 24 individe pergjegjes per krijimin e ketyre skemave te mashtrimit.
Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së.
Këto subjekte blinin e shisnin me kompani të krijuara, dhe kompanite qe i shisnin ketyre subjekteve perfitonin djuke shkarkuar inventaret e tyre prane subjekteve bashke me TVSH nderkohe qe subjektet fiktive i shisnin kompanive blerese produkte në varësi të fushës së veprimit me qëllim fryrjen e shpenzimeve e mos pagesën e TVSH.
Keto nuk jane dukuri te reja e nuk jane dukuri shqiptare, por te perhapura ne gjithe vendet e botes e ne Shqiperi kane filluar te shumohen pas vitit 2012.
Nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë ku kane qenë të përfshira 141 subjekte, pra 34 procedura që janë referuar pranë Prokurorisë.
Pjesë të këtyre kanë përfunduar me një vendim gjykate per zbatim ku ne disa raste ka pasur dhe te denuar, pjese e tyre jane ende ne hetim dhe vijojne procedurat”, tha ministrja e Financave.