MENU
klinika

Me avionin “Tango D10S”

Muzeu fluturues i Maradonës nis misionin special

25.07.2022 - 12:02

Tifozët argjentinas po regjistrojnë mesazhe audio dhe video duke filluar nga e shtuna e 23 korrikut për Diego Maradona, të cilat së shpejti do të dërgohen në satelitin “Cosmic Kite” në orbitën hapësinore.

“Ne ju duam dhe do t’ju kujtojmë gjithmonë. Ky brez i ri dhe të gjithë brezat e ardhshëm kanë si diell Diegon”, janë disa nga mesazhet e regjistruara në avionin “Tango D10S”, i cili do të ngjeshet në një hard disk dhe bashkë me këpucët e “Pipe de Oro” do të dërgohet në hapësirë.

Avioni “Tango D10S” hapi dyert këtë fundjavë për fansat e Diego Armando Maradonës. Ai mund të vizitohet në aeroportin “Moron”, në periferi të Buenos Aires. Adhuruesit e ikonës argjentinase të futbollit gjithashtu mund të nisin një bisedë me hologram të programuar me inteligjencë artificiale për të simuluar përgjigjet e Maradonës.

Avioni do të qëndrojë në Buenos Aires deri më 21 gusht, më pas do të shkojë në SHBA, përpara se të niset për në Evropë, në Napoli. Destinacioni përfundimtar do të jetë Katari, ku në nëntor do të nisë Botërori i parë i zhvilluar në dimër.

Avioni kushtuar Diego Armando Maradona u prezantua të mërkurën e 25 majit në aeroportin “Moron” të Buenos Aires, në prani të vajzave të tij Dalma dhe Giannina dhe disa ish-shokëve të skuadrës. “Tango D10S”, siç u pagëzua avioni, është një 12-vendësh i projektuar si “muze fluturues” i vërtetë në nderim të ish-futbollistit të madh të Napolit dhe Argjentinës, i cili vdiq në nëntor 2020.

Pjesa e brendshme është tërësisht e dekoruar me relike të Maradonës. Avioni është i pajisur me një sistem inteligjence artificiale që ju lejon të “ndërveproni” me zërin dhe imazhin e tij. Në trup qëndron imazhi i Pibe de oro duke puthur Kupën e Botës të fituar në vitin 1986, në finalen kundër Gjermanisë, në edicionin e Meksikës.

Projekti është që avioni të fluturojë në Argjentinë dhe më pas në Katar për Kupën e Botës, të planifikuar në fund të vitit, duke kaluar edhe nga Napoli. Tifozët do të mund të hipin dhe të lënë një mesazh në kabinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portugezit i mbyllet një tjetër “derë”

“ContraCR7”, tifozët dalin kundër Cristiano Ronaldos