Manchester United duket se po merr në konsideratë mundësinë për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar. Drejtuesit e klubit anglez kanë patur një takim të martën me portugezin, i cili u kthye në qendrën stërvitore të Carrington pas nuk mori pjesë në fillimin e fazës përgatitore.
37-vjeçari ka befasuar United kur ka shprehur dëshirën për t’u larguar në fillimin e kësaj vere. Ai nuk mori pjesë në turneun e Tajlandës dhe Australisë për arsye personale dhe është stërvitur vetëm në Portugali.
Sulmuesi veteran ka shkuar rreth orës 10:45 në Carrington ditën e martë në krah të menaxherit Jorge Mendes dhe është larguar rreth orës 17. Djajtë e Kuq duket se po shikojnë për dsia alternativa për të qenë të përgatitur nëse nuk do të arrijnë ta bindin CR7 të qëndrojë në Old Trafford.
Sipas Mirror, super ylli i Paris Saint-Germain duke se është pjesë e një liste prej katër emrash që konsiderohen si zëvendësues të mundshëm të portugezit. Braziliani duket se nuk bën më pjesë në planet e klubit francez dhe mund të largohet nga Parisi këtë verë.
Vetë lojtari ka thënë: “Unë dua të qëndroj, por klubi nuk më ka thënë asgjë”. Emrat e tjerë në listë janë ato të sulmuesit të Monaco, Wissam Ben Yedder, i cili realizoi 32 gola sezonin e kaluar, sulmuesit të Brentford, Ivan Toney, dhe sulmuesi i Stuttgart, Sasa Kalajdzic.