MENU
klinika

Rrëfimi i Alyson Eckmann

“Mund të isha unë në vend të Georgina-s krah Ronaldos”

26.07.2022 - 15:22

Modelja dhe prezantuesja televizive Alyson Eckmann ka zbuluar një detaj që i kishte ndodhur në të kaluarën. Bukuroshja amerikane, në një intervistë dhënë për “Telecinco”, ka treguar se dikur kishte pasur një flirt shumë të fortë me Cristiano Ronaldon.

Alyson, në fakt, ka konfirmuar se ylli portugez, i cili është në largim e sipër nga Manchester United, i kishte bërë ftesë asaj derisa po flisnin: “Më ka ftuar në shtëpi të tij për të kaluar një natë së bashku. Por, e refuzova. Mund të isha unë sot në vend të Georgina-s”.

Sot, Alyson vazhdon të jetë një femër super-seksi me një profil shpërthyes në Instagram me fotot e saj “përvëluese”. Ronaldo njihet si futbollisti që ka pasur aventura me shumë femra, por shumë pak prej tyre kanë rezistuar dhe e kanë refuzuar, siç është rasti i Alyson Eckmann.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN