MENU
klinika

Shkarkimi i Ahmetajt dhe emërimi i Ballukut dhe Dhukës

Ndryshimet në qeveri dhe detyra e parë e Begajt si President

25.07.2022 - 10:17

Kryeministri Edi Rama nuk humbi kohë me zgjedhjen e Presidentit të ri, duke i “caktuar menjëherë detyrat e para” Bajram Begajt.

Bëhet fjalë për firmosjen e propozimit të Ramës për të shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, si dhe emërimin e Belinda Ballukut dhe Dhuës në këto poste.

Duke u gjendur përballë këtyre ndryshimeve, Kuvendi duhet të mblidhet sërish në një seancë te posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim.

Nëse nuk ndodh ky skenar, atëherë Arben Ahmetaj qëndron në detyrë deri në shtator.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra të Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku. Ndërkohë, si Kryenegociatore u emërua Majlinda Dhuka, duke zëvendësuar Zef Mazin. Dhuka do të mbajë edhe postin e ministres së Shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN