MENU
klinika

"Do filloj do ruhem"

Në një romancë me Andi Artanin? Flet Beatrix Ramosaj

14.07.2022 - 10:29

Këngëtarja Beatrix Ramosaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes së saj nga shtëpia e BBV.

Mirëpo, nga ana tjetër, edhe Andi Artani vijon të përflitet goxha. Por komentet e fundit të shkëmbyera mes tyre kanë bërë bujë në rrjetet sociale pasi fansat kanë aluduar për një lidhje të mundshme mes tyre.

Gjatë një intervistë për rubrikën “Kë zgjedh” të programit “Mirage”, ai bëri një koment për këngëtaren dhe tha: “Një farë simpatie e kam për të”.

Së fundmi, Andi ka publikuar një foto dhe menjëherë ka tërhequr vëmendje komenti i Beatrix:  “I Dukagjinit mo”.

“Kjo është e qartë,”-shkruan ish-konkurrenti i Për’Puthen. Jo vetëm kaq por ai i ka dërguar edhe një emoji me puthje Trixës.

Beatrix është treguar e shpejtë në mohimin e aludimeve për një lidhje mes saj dhe Andit. Me anë të dy statuseve të publikuara në rrjetin social Twitter, Beatrix ka sqaruar se është beqare dhe për momentin po i dedikon kohë vetëm vetes.

“Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë”– ka shkruar Beatrix.

Kujtojmë që Andi është përfolur shumë gjatë për raportin që pati me Jasmina Kadriun e më pas edhe me këngëtaren e njohur, Diona Fona.

Nga ana tjetër, kujtojmë që Beatrix bëri pak më herët dhe një koment për dyshen Bora-Donald.

Në një intervistë për “Ora Verore” Beatrix u pyet se çfarë mendonte për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në showbizin shqiptar. Trixa e pyet gazetaren se ribashkimet e kujt, që të ishte më e qartë dhe ajo i përgjigjet për ribashkimin e Borës dhe Donaldit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori ngatërron emrin e Beniadës me atë të ish-të dashurës

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkaktojnë ‘furtunë’ në internet

Vjen reagimi i këngëtares

Beatrix Ramosaj në lidhje me reperin?