MENU
klinika

"Absurde!"

Beatrix e akuzoi për shpifje, reagon Balina

16.02.2022 - 11:15

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj postoi disa Instastory ku akuzonte Balina Bodinakun për shpifje, pasi në mesazhet e publikuara opinionistja shprehej se këngëtarja ishte larguar me të dashurin drejt Dubait

Për ngjarjen reagoi dhe Balina e cila u shpreh se kjo është gjëja më absurde që i ka ndodhur së fundmi.

Opinionistja thotë se në këtë pikë është shkelur privatësia e saj dhe jo e Beatrix-ës, e cila ka vendosur të shpërndajë biseda personale.

Balina sqaroi se biseda është bërë me një adresë fallco. Ajo ka menduar se po flet me një person që e njeh kur në fakt ka qenë një i panjohur.

“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale, më takojnë mua. Ky është një komunikim nga Instagrami im personal me një person qe mendoja se e njihja, por në fakt ishte një account fallco (as me Beatrix, siç është kuptuar nga disa). Nuk është një komunikim publik; publik zgjodhën ta bëjnë kushdo qe shkeli ligjin duke shkelur privatësinë e komunikimit tim. Për më tepër, aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë të pretendoj fare është e vërtetë, apo jo. Kush dëshiron ta shohë, e sheh. Kush dëshiron ta përdorë, do e përdorë gjithsesi. Në këtë pike jam unë që më është prekur privatësia. P.S. është komunikim personal dhe si I tille nuk ka asnjë lidhje me produksionin.”- ka shkruar Balina në Instastory.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-banorët komentojnë ‘treshen’ e re në shtëpi

“Arjola pëlqen Kledin, ai Beatrix-in”

Çfarë po ndodh në “Big Brother VIP”

“Më nxirrni që këtu”-Donaldi lë një mesazh mbi xham