Nisi sot epoka e Erik Ten Hag te Man United. Grumbullimi për fillimin e përgatitjeve para nisjes së sezonit të ri ka nisur dhe trajneri i ri ka shpalosur rregullat e tij në ekip. Së pari, holandezi dëshiron t’i shohë lojtarët e tij duke luajtur futboll progresiv, duke i nxitur ata të kalojnë përpara kur janë në zotërimin e topit.
Ten Hag ka kërkuar gjithashtu që skuadra e United të përmirësojë gjuhën negative të trupit dhe gjestet kundrejt lojtarëve nuk do të lejohen. Në sezonin e fundit Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes u panë shpesh herë duke bërë gjeste kundrejt shokëve të skuadrës që shprehnin zhgënjim dhe zemërim.
Gjithashtu një pikë kryesore është që Ten Hag do t’i japë përparësi akademisë, pasi për të e ardhmja qëndron pikërisht te lojtarët e rinj, e njëjta mënyrë pune që ai ka bërë te ekipi i Ajax dhe ditën e sotme shumë lojtarë të akademisë janë parë në stërvitjen e parë.
Ready for week two of pre-season ✌️#MUFC pic.twitter.com/Sh8HgKaGRN
— Manchester United (@ManUtd) July 4, 2022
Holandezi gjithashtu do të praktikojë konkurrencën në ekip dhe për trajnerin vendin e formacionit do ta zënë ata lojtarë që punojnë më shumë dhe janë të gatshëm të zbatojnë udhëzimet e tij.
Synimi i trajneri të ri është të rikthejë identitetin e humbur pas një sezoni të dështuar për “djajtë e kuq”, ku në Premier League e mbyllën në vendin e gjashtë dhe praktikimi i rregullave është thelbësor për të arritur sukses në të ardhmen.