MENU
klinika

Gazetare dhe pikë!

Një femër vlen po aq sa një mashkull

13.07.2022 - 14:08

        “Ia kushtoj këtë arritje nënës sime, Tosca Fallacit, e cila, nuk mundi të shkonte në universitet sepse ishte femër dhe e varfër, në një kohë kur, po të ishe femër dhe e varfër, nuk mund të studioje dot.

Nëna ishte ajo që më thoshte, shpesh duke qarë: “Mos u bëj si unë! Mos u bëj skllave e burrit dhe fëmijëve të tu. Studio, lëviz nëpër botë, mëso gjëra të reja”. Unë nuk doja të imitoja nënën time, doja sigurisht të bëhesha më e mirë se ajo.

Është një arritje e madhe që kohërat kanë ndryshuar dhe femrat mund të studiojnë, me po të njëjtat të drejta sikurse meshkujt. Ndoshta nuk mund të vlerësohet si një arritje e madhe, pasi çdo gjë që arrihet, me kohën fillon të konsiderohet e mirëqenë.

Por, mendoni pak se sa femra sot po drejtojnë pozicione të rëndësishme. Që nga vendi ynë, ku shumica e ministrive drejtohen nga ministre dhe më tej në botë, ku femrat kanë pasur po të njëjtat mundësi si meshkujt, për të drejtuar poste të rëndësishme (dhe u janë besuar këto poste, nga shumica).

Një femër vlen po aq sa një mashkull.

Sigurisht, nuk mund të ketë forcën fizike të njëjtë (natyra i ka ndarë disa gjëra), por pa dyshim, i ka aftësitë mendore dhe psikike për të udhëhequr vende dhe për të arritur suksese të mëdha.

Gjinia dhe pasuria tashmë, nuk janë më barriera drejt suksesit dhe kjo, sigurisht është tepër shpresëdhënëse. Në të ardhmen është e sigurt që do të kemi më tepër të rinj e të reja të afta, pavarësisht pasurisë së familjeve të tyre.”

 

*Fallaci – fjala e vitit 1977, kur diplomohet në Universitetin e Kolumbias, në Çikago

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profil/ Mbretëresha Virgjëreshë

Edhe Mbretëresha Elizabeth I besonte në astrologji

Një grua si Fallaci...

Gazetari e kulluar!


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen