MENU
klinika

Diplomaci zhveshur!

Një kryeministër lakuriq…

31.07.2022 - 12:00

         Një nga incidentet, çuditërisht më brilante, që lidhet me Uinston Çërçillin është eksperienca ofenduese që ndodhi gjatë negociatave që ai pati me Franklin Roosevelt. Për të qenë më të saktë, kryeministri britanik u bë i famshëm jo gjatë negociatave, por në bisedën e tij private me Rusveltin./Konica.al

Winston Churchill, British Prime Minister and Franklin D. Roosevelt, US President, at a press conference at the White House following their historic meeting to discuss the Allied war effort and strategy in December 1941/January 1942.

Çështja është se mënyra se si këta dy personalitete u takuan me njëri-tjetrin, ishte krejt e paparashikuar.

Presidenti i Amerikës Roosevelt hyri në dhomën e hotelit, që i përkiste Çërçillit dhe shtangu në vend. Kishte të gjitha arsyet e botës për këtë – Çërçilli ishte përgatitur të bënte një dush, kështu që ai ishte absolutisht i zhveshur. Kur pa mysafirin që u shfaq para tij, u ngrit menjëherë në këmbë. Mungesën e rrobave ia shpjegoi kështu: “Unë jam kryeministri britanik dhe nuk kam asgjë për të fshehur nga Presidenti i Amerikës”. Ndoshta Roosevelt (diku thellë brenda vetes) e kuptoi humorin e kësaj situate dhe e vlerësoi shakanë e kryeministrit, por dora e Çërçillit, e cila ishte shtrirë për presidentin, mbeti pezull në ajër.

Gjithsesi, nuk mund të pretendojmë, se, ky incident ndikoi keq në marrëdhëniet midis Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Përkundrazi, disa studiues (në mesin e tyre edhe David Reynolds, profesor në universitetin e Kembrixhit dhe një nga ekspertët kryesorë të Çërçillit në botë) pohojnë, se ishin pikërisht aktet e guximshme të Uinston Çërçillit, që u bënë një nga themelet bazë të bashkëpunimit të ngushtë të SHBA-së me Britaninë e Madhe, bashkëpunim që ka zgjatur për një kohë relativisht të gjatë. Mund t’u japim plotësisht të drejtë, duke pasur parasysh se në fakt, Çërçilli ishte një figurë e pakrahasueshme në arenën politike  ndërkombëtare./Konica.al