Fotot e Georgina Rodriguez-it gjatë pushimevë në Ibiza bënë xhiron e rrjetit ditët e fundit dhe mediat e tepruan me titujt bullizues që komentonin trupin e saj. Pas reagimeve kundër këtyre titujve tendenciozë ka ardhur edhe reagimi i vetë partneres së Cristiano Ronaldo-s. Ajo ka publikuar në Instastory një artikull të shkruar nga “Glamour”, i cili titullohet “Georgina Rodríguez me bikini pas lindjes është gruaja e fundit e padukshme”. Ndërkaq, në artikull shkruhej:
Imazhet e saj me rroba banje gjatë pushimeve në Ibiza janë bërë një mundësi e re për mediat dhe rrjetet sociale që të gjykojnë pamjen e saj fizike dhe të harrojnë ta shohin historinë e saj, jetën e saj dhe çfarë tregon fytyra e saj.
Më pas në artikull bëhet një krahasim i saj me Princeshë Dianën, se si asokohe, bëhet fjalë për vitin 1990 askush nuk e komentoi trupin e saj ndërsa Georgina është imazhi që përcakton kohën tonë, kur komentohet me kaq detaje trupi i një vajze vetëm tre muaj pas lindjes së dy foshnjave, njëri nga të cilët ndërroi jetë. Ndërkaq, Georgina nuk i ka shtuar asnjë pikë e as një presje këtij artikulli.
Rikujtojmë, se pak ditë më parë Cristiano Ronaldo dhe Georgina u bënë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli. Familjes iu shtua një vajzë, teksa djali nuk ia doli. Fjalët e çiftit padyshim emocionuan dhe trishtuan qindra fansa në të gjithë botën.
Së fundmi, një mik i ngushtë i Georgina-s ka thënë se shpreson ta shohë sërish buzëqeshjen e saj shumë shpejt pas vdekjes së djalit të saj të porsalindur. Ivan Garcia, një nga miqtë e bukuroshes që u paraqit në shfaqjen e saj në Netflix “I Am Georgina”, pranoi se këto ditë kanë qenë ‘shumë të komplikuar’ pas vdekjes së djalit që ajo priste me Cristiano Ronaldon.