MENU
klinika

Tenis

Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të Wimbledon

05.07.2022 - 10:56

Janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste në grand slam të Wimbledon për meshkuj dhe femra. Spanjolli Rafael Nadal, mposhti 3-0 holandezin Van de Zandschlup dhe avancon më tej.

Ndeshje e mirë e Nadal, që këtë vit ka triumfuar në Australian Open ashtu dhe Roland Garros, duke qenë pretendent edhe në këtë grand slam. Përballë tij në çerekfinale do të jetë amerikani Taylor Fritz, që mundi 3-0 australianin Kubler.

Çerekfinalja e fundit është ajo mes kilianit Cristian Garis dhe australianit Nick Kyrgios. Kjo është hera e parë që këta dy tenistë përballen në çerekfinale. Për Garis kjo është hera e parë që shkon kaq larg në një turne të madh. Ai mundi 3-2 australianin A.De Minaur.

Vetëm një femër e “top-10” është kualifikuar në çerekfinale, duke e bërë të fortë garën për trofe. Ish-numri 1 në botë, tenistja rumune Simona Halep, mposhti 2-0 spanjollen Paula Badosa, numri 5 në botë. Një ndeshje e dominuar nga Halep, që është një nga favoritet për këtë turne, bashkë me numrin 3 në botë, Ons Jabeur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN