MENU
klinika

Pas dorëheqjes së Boris Johnson

Përfundon raundi i dytë i votimeve në rradhët e konservatorët

14.07.2022 - 16:34

Ka përfunduar raundi i dytë i votimeve për kreun e Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe që prej dorëheqjes së Boris JOhnson.

Sipas BBC, Rishi Sunak siguroi serish më shumë vota midis deputetëve konservatorë, por Penny Mordaunt ka fituar terren ndaj rivalit të saj.

Pesë kandidatët që kanë kaluar në raundin e dytë të votimit janë:

Rishi Sunak – 101 vota
Penny Mordaunt – 83 vota
Liz Truss – 64 vota
Kemi Badenoch – 49 vota
Tom Tugendhat – 32 vota

Ish-kancelarja kryesoi gjithashtu raundin e parë me 88 vota nga kolegët, me Mordaunt në vendin e dytë me 67 vota.

Ndërkohe Suella Braverman është eliminuar nga gara pasi doli e fundit. Prokurorja e Përgjithshme kishte thënë se ajo do ta nxirrte Mbretërinë e Bashkuar jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, do të ulë TVSH-në në energji dhe do të reduktojë rregulloren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN