MENU
klinika

Ishte duke punuar në restorant

Persona të maskuar sulmojnë me thikë shqiptarin në Selanik

09.07.2022 - 10:58

Dy persona të maskuar kanë sulmuar me thikë një shqiptar në Selanik.

Sipas medieve greke 44-vjeçari me origjinë shqiptare ishte duke punuar në një restorant në Selanik të Greqisë, momentin që autorët e sulmuan me thikë.

Shqiptari është plagosur në këmbë, ndërsa mësohet se është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut jetën.

Policia helene është vënë në kërkim të dy autorëve.