Pas një jave të nxehtë, ku Lazio bëri xhiron në rrjet jo për merkato, por për konfliktin Tare-Lotito, ka menduar ky i fundit për të zbutur disi situatën:
“Drejtori sportiv mbetet në postin e tij ashtu siç është komunikuar nga postimi zyrtar i klubit. Nuk e kam menduar kurrë shkarkimin e tij, sepse nuk kam pasur asnjë motiv për ta bërë këtë gjë.
Tani mjaft me polemika dhe të lëmë fushën të flasë. Të qëndrojmë të gjithë të bashkuar në të njëjtin drejtim për të bërë një hap përpara”, – u shpreh presidenti Lotito në Formello, në qendrën stërvitore të klubit duke shtuar:
“Kam një takim me Sarrin për të folur për 2 mbrojtës dhe 2 portierë. Mjaft! Një mbrojtës tashmë ka ardhur (Castle) dhe një tjetër do të vijë. Do të mbaj premtimet që i kam dhënë trajnerit, me të cilin kam përpiluar edhe listën për të ndërtuar një skuadër të madhe”, – theksoi ndër të tjera Lotito.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi tjetër që do të zbarkojë në kryeqytet është Alessio Romagnoli, që vjen falas nga Milan.