MENU
klinika

Protestat për krizën ekonomike

Presidenti i Sri Lankës tenton të largohet nga vendi, s’lejohet të hipë në avion!

12.07.2022 - 16:26

Presidentit të Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, nuk iu është lejuar që të largohej nga vendi refuzoi që të bashkohej në radhë me qytetarët për t’iu kontrolluar pasaporta në Aeroportin Ndërkombëtar Bandaranaike.

Sipas një burimi për CNN, asistentët e Rajapaksa mbërritën në aeroport në Colombo të hënën me 15 pasaporta që i përkisnin presidentit dhe anëtarëve të familjes së tij, përfshirë Zonjën e Parë Ioma Rajapaksa. Raportohet se kishin rezervuar vende në Sri Lanka Airlines për të udhëtuar drejt Dubait në orën lokale 18:25.

Pasaportat u dërguar tek oficerët e imigracionit nga asistentët e Presidentit, por ata nuk i pranuan, pasi Rajapaksa dhe familja e tij nuk ishin fizikisht të pranishëm për kontroll. Ndaj avioni u nis pa presidentin dhe familjen e tij në bord, shtoi burimi.

Një përpjekje tjetër për tu largua nga vendi, nga Colombo për në Abu Dhabi ishte planifikuar orën lokale 21:20, sipas burimit, megjithatë i njëjti problem ka ndodhur, pasi Rajapaksas refuzuan të paraqiteshin personalisht në tek oficerët e emigracionit për kontrollet e pasaportave.

Gotabaya Rajapaksa

Në të dyja rastet, familja Rajapaksa ishte në një sallë pritjeje të aeroportit aty pranë, duke pritur për konfirmimin nëse mund të hipnin në avion pa radhë mes anëtarëve të publikut, tha burimi.

Rajapaksa do të largohet zyrtarisht nga detyra të mërkurën, pasi u detyrua të japë dorëheqjen pas protestave disamujore mbi krizën e ekonomike të vendit.

Ai pranoi të jepte dorëheqjen të shtunën pasi më shumë se 100.000 njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së Rajapaksa dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Disa nga protestuesit më pas hynë në pronë dhe u shpërndanë në pishinën e tij.

Në videot e shpërndara në mediat sociale shiheshin demonstruesit duke kënduar këngë proteste dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e Rajapaksës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN