MENU
klinika

Si do të paguhet tatimi

Projektligji i Amnistisë Fiskale, pasuria që lejohet të deklarohet!

04.07.2022 - 12:27

Pasuria që lejohet të deklarohet vullnetarisht, sipas parashikimeve të këtij ligji, nuk duhet të kalojë vlerën maksimale 2 000 000 (2 milionë) euro.

Për personat në përbërje të certifikatës familjare, pasuria që lejohet të deklarohet, sipas parashikimit të pikës 1, është tërësia e deklarimeve vullnetare të kryefamiljarit ose çdo personi madhor, bazuar në të dhënat e certifikatës familjare, sipas përbërjes që rezulton e dokumentuar deri më datë 1.1.2022.

Tatimi i posaçëm 7-10%

Në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka apo institucioni financiar mban një tatim të posaçëm prej:

a) 7 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera në 4 muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;

b) 10 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera pas 4 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Nëse subjektet që kanë bërë deklarimin vullnetar të shumave në të holla nëpërmjet depozitimit të tyre në llogari bankare, vendosin t’i investojnë shumat e deklaruara në tituj shtetërorë, bono thesari apo obligacione jo më të vogla se 2 vjeçare, Banka e Shqipërisë në rolin e Agjentit Fiskal, mban një tatim të posaçëm prej:

– 5 për qind të shumës totale për investime të bëra në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;

– 7 për qind të shumës totale për investime të bëra pas katër muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të luajtshme apo të paluajtshme të deklaruara vullnetarisht pranë Njësisë, tatimi i posaçëm paguhet, si më poshtë vijon:

– 7 për qind të vlerës së deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;

– 10 për qind të vlerës së deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera pas katër muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

-Bankat e nivelit të dytë, apo institucionet financiare transferojnë të ardhurat nga pagesat e tatimit të posaçëm në kuadër të këtij ligji, në llogarinë e posaçme të thesarit, të Ministrisë përgjegjëse për Financat.

-Detyrimet tatimore të subjekteve përfituese, në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaruar, konsiderohen të paguara rregullisht dhe autoritetet kompetente tatimore nuk mund të kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara sipas përcaktimeve të këtij neni./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Relacioni për amnistinë fiskale dhe penale, nuk ka asnjë …

Qeveria tërhiqet nga falja e pasurisë për ish-zyrtarët