MENU
klinika

Sri Lanka në kolaps

Protestuesit gjejnë miliona rupi brenda shtëpisë së Presidentit

10.07.2022 - 10:51

Protestuesit në Sri Lanka që sulmuan rezidencën zyrtare të presidentit Gotabaya Rajapaksa kanë gjetur miliona rupi brenda rezidencës së tij.

Në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shfaqen protestuesit duke numëruar kartëmonedhat e gjetura.

Paratë e gjetura thuhet se do t’u dorëzoheshin njësive të sigurisë. Protestuesit të shtunën hynë në rezidencën e Rajapaksa-s në zonën qendrore të sigurisë së lartë Fort të Colombo-s pasi thyen barrikadat dhe kërkuan dorëheqjen e tij teksa vendi po haset me krizën më të rëndë ekonomike në dekadat e fundit.

Ndërkaq, një grup tjetër protestuesish hynë në rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe dhe i vunë flakën.
Komunikimi i tij i vetëm ka qenë me kryetaren e parlamentit Mahinda Yapa Abeywardena, e cila njoftoi të shtunën vonë në mbrëmje se Presidenti do të jepte dorëheqjen të mërkurën më 13 korrik.

Kryetari do të bëhet ushtrues i detyrës së Presidentit në mungesë të tij dhe Kryeministrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN