MENU
klinika

“Makina e kohës” në zanafillën e universit

Publikohen “Vallja kozmike”, “Ylli që po shuhet” dhe “Çerdhja”

19.07.2022 - 10:09

Këtu është drita e galaktikave nga universi i hershëm. Ka udhëtuar për mbi 13 miliardë vite dhe është përthithur nga pasqyra e madhe e teleskopit revolucionar hapwsinor, James Ëebb, instrumenti më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë nga Toka, i aftë të udhëtojë pas në kohë. Imazhi i parë i tij me ngjyra, i publikuar nga NASA, i shtangu të gjithë, duke shënuar një rekord dhe ishte zgjedhur për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë.

Superteleskopi përjetësoi atë që pa frikë mund të konsiderohet imazhi më i shtrenjtë ndonjëherë, 10 miliardë dollarë të shpenzuara për projektin, por që i siguroi njerëzimit fotografinë më të thellë dhe detajuar të universit.

Në të shfaqet vetëm një copëze vogël e universit tonë, por mjaftueshëm që astrofizikantët dhe ekspertët e NASA-s të thonë se kjo ndryshon gjithçka në kuptimin e zanafillës së ekzistencës së gjithësisë.

“Ky teleskop është rakorduar në mënyrë të shkëlqyer për të parë galaktikat që formohen në origjinën e universit” , thotw astrofizikanti Neil Degrassetyson.

NASA publikoi dhe imazhe të tjera që të lënë pa frymë. Mes tyre fotografi të detajuara të një “Çerdheje të Yjeve”, një sferë gazi përreth një ylli që po shuhet dhe “Vallen kozmike” mes një grupi galaktikash, për të mos përmendur shumë ekzoplanete, të ngjashme me Tokën tonë. NASA thotë se këto imazhe do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit e shohin dhe njohin kozmosin.

Synimet kryesore të teleskopit përfshijnë kapjen e imazheve të yjeve të parë që kanë ndriçuar në Univers dhe të zbulojë planetë të banueshëm përtej sistemit tonë diellor.