MENU
klinika

Pas ndarjes së bujshme

Qetësohen ujërat mes Shakirës dhe Pique, ç’po ndodh me çiftin?

27.07.2022 - 11:37

Armiqësisë mes Gerard Pique dhe Shakirës duket se i ka ardhur fundi, pasi çifti është fokusuar në një ndarje me kushte sa më miqësore.

Pasi u konsultuan me avokatët e tyre, dyshja folën me njëri-tjetrin për të gjetur një mënyrë për të vazhduar ndarjen pa një proces të gjatë ligjor. Kjo erdhi si pasojë e situatave të fundit të krijuara në media, një zgjatje e gjyqit padyshim që do të vazhdonte të shkaktonte stuhi mediatike.

Të dyja palët po shmangin gjithashtu ndërhyrjen e atyre që kanë interesa të tjera në ndarjen mes Pique dhe Shakira, duke i dhënë përparësi mirëqenies së fëmijëve të tyre.

Pique i reziston presionit të fansave të Shakirës

Mbrojtësi i Barcelonës po përballet gjithashtu me inatin e fansave të Shakirës, ​​të cilët po ushtrojnë presion ndaj tij. Megjithatë, Pique mbetet i vendosur duke deklaruar se gjëja më e rëndësishme për të është “qetësia dhe mirëqenia e fëmijëve të tij”.

Shakira dëshiron të ndajë kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Ishte raportuar se Shakira do të kërkonte kujdestarinë e plotë të fëmijëve të saj me Piquen. Madje disa spekuluan se ajo donte ta etiketonte Piquen si një “baba në mungesë” nëse fëmijët do detyroheshin të qëndronin në Barcelonë me futbollistin për faj të tij.

Por tani ajo ka ofruar të ndajë kujdestarinë me mbrojtësin, pavarësisht se ende dëshiron të transferohet me ta në Miami dhe larg nga Katalonja.

Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?