MENU
klinika

Rruga e Lumit të Vlorës

Rama: Zgjeron hartën turistike të jugut

03.07.2022 - 09:23

1 ditë pasi hapi tunelin e Skërficës, kryeministri Edi Rama është ndalur tek një tjetër vepër infrastrukturore. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale rrugën e Lumit të Vlorës, e cila sapo është përfunduar.

Rama thotë se rruga shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit në më pak se 1 orë. Por më e rëndësishme sipas tij është fakti që zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin. Kjo sipas tij, mund të sjellë një turizëm në të gjithë muajt e vitit.

Dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Rama: Sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare

CNN fton turistët që të vizitojnë rivierën shqiptare!

Ngjarja që dyshohet se solli hakmarrjen

Pistat ku po hetohet pas atentatit me dy viktima në Vlorë

Një emër i njohur për policinë

Identifikohen viktimat e atentatit në Vlorë

Tre autorë, ja roli i tyre!

Atentati në Vlorë, çfarë dyshohet?