Cristiano Ronaldo më në fund në aksion. Sulmuesi portugez u aktivizua në 45 minutat e para në miqësoren kundër Rayo Vallecano, me sfidën që përfundoi në barazim dhe Ivan Balliu luajti gjithë ndeshjen.
Ndryshe nga sa u tha sot paradite, Ronaldo nuk ishte ai që mbajti shiritin e kapitenit, por Varane. Një shenjë tjetër që ai është në largim e sipër, pavarësisht se po bëhet për startin e Premier League.
Good to be back 👊#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 31, 2022
Sa i tako i miqësores së sotme, Ronaldo u përpoq ashtu si gjithnjë me grintën e vet, por nuk ia doli të shënonte. Të dy golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, me Diallo (zëvendësoi Ronaldon) që realizoi në 48’ dhe spanjollët që barazuan në 57’ me Garcia.
Instant impact.
Well played, @AmadDiallo_19! ⚽#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 31, 2022