MENU
klinika

"Çdo gjë ishte e ligjshme"

Rrëzimi i avionit me municione, reagon Vuçiç

19.07.2022 - 12:17

Presidenti serb Aleksandër Vuçic ka reaguar pas rrëzimit të avionit Antonov, në Kavalla të shgtunën.

Vuçiç tha në një konferencë se janë ndjekur të gjitha procedurat për eksportin e municioneve që ishin në avion.

“Unë nuk kam njohuri për përparimin e Ministrisë së Jashtme greke, nuk e kuptoj arsyen pse ata do të bënin diçka të tillë, pasi Serbia i ndoqi të gjitha procedurat. Gjithçka ishte e pastër”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu përmendi se deri të hënën në mbrëmje nuk ishte paraqitur asnjë mocion dhe se autoritetet serbe do të presin të shohin se çfarë shkruan shtypi grek përpara se të marrin një qëndrim.

Ndëkrohë, mëngjesin e së dielës, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Neboisa Stefanoviq, kishte njoftuar se ngarkesa e Antonov-it përbëhej nga 11.5 tonë mortaja stërvitore dhe ndriçuese të destinuara për në Bangladesh. Stefanoviç raportoi se gjithçka ishte bërë në mënyrë të ligjshme nga pala serbe dhe kishte një “çertifikatë të përdoruesit fundor” që listonte Ministrinë e Mbrojtjes së Bangladeshit si blerësin përfundimtar.

Në mediat serbe po shprehen shumë pikëpyetje për rastin, kryesisht për ngarkesën dhe mënyrën e transportit të saj.

Serbia ka eksportuar armë dhe municione në Bangladesh për më shumë se 20 vjet, dhe ishte e zakonshme që ato të transportoheshin nga deti, me anije. Sidomos kur bëhej fjalë për raketat stërvitore, të cilat janë deri në katër herë më të lira se ato normale, gjithmonë zgjidhej transporti i tyre me anije, sepse transporti ajror, për shkak të kostos së lartë, ishte i padobishëm.

Ekspertët në Serbi shtrojnë pyetjen se pse tani kompania private Valir e cila raportohet si eksportuese, ka zgjedhur një rrugë ekonomikisht pa përfitime për transportin e raketave stërvitore?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tragjedia ajrore me avionin ukrainas që u rrëzua në Greqi

Gjenden trupat e pajetë të 8 anëtarëve të ekuipazhit

Tetë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën

Çfarë po transportonte avioni që shpërtheu në flakë