Ylli i hokejit rus Ivan Fedotov prej ditës së premte është arrestuar nga policia ushtarake ruse. Filimisht është mbajtur nën mbikqyrje në një zyrë të pranimit të ushtarëve rusë dhe më pas është transferuar në një bazë ushtarake detare në Artik.
Lajmin e ka konfirmuar “Daily Mail” që shton se 25-vjeçari rus, medalje argjendi pak muaj më parë në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, firmosi së fundi me një ekip amerikan, Philadelphia Flyers, në NHL (National Hockey League) në Amerikë.
Fedotov, që luan si portier, konsiderohet si një nga më të mirët në botë në këtë rol. Ai do të arkëtojë 1.1 milionë dollarë nga kontrata e re me ekipin amerikan të hokejit në akull. Por duket se qeveria ruse nuk e ka mirëpritur këtë vendim të sporistit rus.
Philadelphia Flyers hockey player Ivan Fedotov has been detained in his native Russia for allegedly skipping out on mandatory military service https://t.co/Oa4LsBCwwJ
— The Daily Beast (@thedailybeast) July 4, 2022
Të premten ai është ndaluar nga disa policë të veshur si civilë, që e kanë dërguar në Shën Petërburg, në një qendër të grumbullimit të ushtarëve. Ai akuzohet se i është shmangur shërbimit ushtarak, për të evituar të shkojë si ushtar në Ukrainë, në një moment që Rusia ka nevojë për forca të reja në front.
“Ne jemi të dijeni të situatës së krijuar, por për momentin nuk kemi asnjë koment”, thanë drejtuesit e ekipit amerikan, me të cilin firmosi Fedotov. Gjithsesi, ky veprim i qeverisë ruse është konsideruar si një hakmarrje ndaj sportistit, që la CSKA Moskë, klub që ka lidhje me ushtrinë ruse, për të shkuar në Amerikë.