MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa i rrezikshëm mund të jetë sheqeri i ulët?

29.07.2022 - 09:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa i rrezikshëm mund të jetë sheqeri i ulët?

Mjeku: Rënia e sheqerit në gjak është po kaq e rrezikshme, në mos më shumë, se sa vetë ngritja e sheqerit në gjak, që është diabeti. Le të themi që çdo njeri funksionon në kushte normale kur ka nivele sheqeri nga 80 mg/dl – 150/ 120 mg/dl esëll dhe mbi 200 mg/dl të paktën pas ushqimit. Kur këto shifra bien poshtë 80, fillon ajo që në e quajmë hipogicemi. Kur shkon poshtë 70 mg/dl, fillon dhe rëndohet situata.

Në varësi të rënies së sheqerit, sa më e thellë të jetë rënia, aq më shumë do ketë klinikë (vuajtje) tek i sëmuri, të cilat mund të fillojnë thjesht me një pa përqendrim, lodhje, djersitje apo nervozizëm, por mund të përfundojnë dhe në gjendje kome kur truri nuk e merr siç duhet sheqerin. Ndaj në rastin konkret është tejet e rrezikshme, por lufta ndaj saj fillon me gjetjen e shkakut. A është vetë organizmi që nuk e mban balancën në normë, apo mund të jetë si sëmurë me diabet që duke marrë mjekim e sjell në këtë lloj gjendje. Duhet kontaktuar mjeku specialist për të ndarë se cili është shkaku dhe dhënë pastaj mjekimin përkatës.

Disa këshilla: Pacientët me diabet duhet të bëjnë shumë kujdes me marrjen e barnave, nuk duhet që të bëjnë vetë kurrsesi ndryshimin e dozave apo të shtojnë mjekime (e theksoj këtë sepse është një problem që ne e hasim shpesh), nga ana tjetër duhet të mundohen të hanë shpesh dhe nga pak në mënyrë që të mos lejnë shumë kohë organizmin pa marrë sheqerin e nevojshëm, që ta parandalojnë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.