MENU
klinika

Pse u mor ky vendim?

Saimir Tahiri transferohet nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes

14.07.2022 - 16:37

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po transferohet nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes.

Mësohet se transferimi i Tahirit po kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij.

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij.

Rekursi i Tahirit

Tahiri përmes avokatit të tij kërkoi nga Gjykata e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të GJKKO.

“Pezulloni vendimin, eshte kunder interesave te mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse me ka denuar jashte kompetencave te saj”, thuhej në rekursin e Tahirit.

“Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.

Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë”, shkruhej në vijimin e kerkesës bashkangjitur rekursit drejtuar Gjykatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U transferua në burgun e Fierit

Ish ministri Tahiri karantinohet për 14 ditë