MENU
klinika

"MSH po kërkon rikthimin e atyre që kanë dalë në pension"

Shoqata e Infermierëve ngre alarmin: Shqipëria në krizë për mjekë

01.07.2022 - 11:35

Shqipëria ndodhet në një krize për personel shëndetësor ku mungesat janë të mëdha në radhët e mjekeve dhe infermiereve.

Alarmin e ka ngritur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë për shkak të numrit të madh të bluzave të bardha që largohen nga Shqipëria për në vende të tjera të botës me kushte pune dhe pagesa më të mira.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, shoqata thotë se Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf shëndetësor në Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekeve të dalë në pension të bëhen pjese e këtyre shërbimeve.

“Nuk keni pare gjë akoma…pasi tani është vonë për të ndaluar këtë hemorragji në Shëndetësi.”, shkruan Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Statusi i plotë:

“Shqipëria në krize për personel shëndetësore me mungesa të mëdha te mjekeve dhe infermiereve.

Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë qe Shqipëria do jete ne kolaps për personel Shëndetësore ashtu po ndodh.
Shume spitale si shtetërore ashtu dhe private janë me mungesa të mëdha te mjekeve specialist dhe infermiereve.

Sikur te mos mjaftonte kjo ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf ne Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekeve të dalë në pension të bëhen pjese e këtyre shërbimeve.

Pse valle kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj-lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke përgënjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne te largimeve masive nga Shqipëria te mjekeve dhe infermiereve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria për te mos dale zbuluar qe nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit te dale ne pension për t’ju bashkuar për të shërbyer.

Kur do ndërgjegjësohen për te rregulluar politikat e duhura të punësimit dhe vlerësimit të stafit mjekësor para se Shqipëria të bëhet monopol i një grupi mjekësh e infermierësh të politizuar që kanë kthyer si pronë të tyre vendin e punës apo çdo post tjetër duke bëre që infermierët dhe mjekët e aftë të largohen nga Shqipëria.

Mos vallë duhet t’i kthej sytë Ministria nga vendet e tjera për të plotësuar nevojat për staf mjekësor në vend???

Nuk keni pare gjë akoma…pasi tani është vonë për të ndaluar këtë hemorragji në Shëndetësi.”

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dossier/ Tregu i punës

Gjermania hedh sytë në Shqipëri