MENU
klinika

"Veprime parandaluese ndaj individëve që…"

Shpallja non-grata e Sali Berishës, reagon ambasada britanike

22.07.2022 - 14:04

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar për herë të parë pas konfirmimit të shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një prononcimi për News 24 ambasada britanike bën me dije se ka ndërmarrë veprime që ndalojnë hyrjen në territerin e tyre jo vetëm për ish-kryeministrin, por dhe për persona të tjerë të cilët janë të ledhur gjërësisht me krimin dhe korrupsionin.

“MB ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin. Nuk mund të zbulojmë emrat ose numrin e personave për veprimet që lidhen me emigracionin. Është një politikë e kahershme e Ministrisë së Brendshme britanike që të mos komentojë mbi statusin e imigracionit të individëve”, deklaron ambasada.

Kujtojmë se ishe vetë ish-kryeministri Berisha, ai i cili njoftoi se është shpallur non grata nga Britania e Madhe me pretendimin për lidhje me grupe të krimit të organizuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U shpall non-grata nga Britania e Madhe

Sali Berisha zbulon akuzat që i janë komunikuar

Tregon çfarë shkruhet në letrën nga Mbretëria e Bashkuar

A janë shpallur non grata familjarët e tij? Përgjigjet Ish-kryeministri Berisha