MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund ta zbulojmë skoliozën?

14.07.2022 - 11:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund ta zbulojmë skoliozën?

Mjeku:  Siç thamë, një nga karakteristikat e skoliozës është asimetria trupore dhe pikërisht kjo është një nga mënyrat sesi ne mund ta zbulojmë. Ka momente të ndryshme gjatë jetës që skolioza mund të zbulohet. Në momente të tilla kur fëmija mban një qëndrim të gabuar, ecën më i mënjanuar, kur është duke u ndërruar ose gjatë orës së fiskulturës në shkollë kur kryen aktivitet fizik etj., dhe pikërisht në të tilla momente prindi apo qoftë mësuesi mund të vejë re një lloj asimetrie. Në 70-80 % të rasteve skolioza nuk shoqërohet me dhimbje prandaj është asimetria trupore ajo që na bën ta kuptojmë e të drejtohemi tek mjeku specialist. Mënyra sesi ne mund ta zbulojmë një skoliozë përveç asimetrisë trupore është gjithashtu përmes grafisë. Pra skoliozë emërtohet çdo deformim i shtyllës kurrizore mbi 10 gradë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkaqet e deformimit të rrezikshëm

Ç’ është skolioza dhe si trajtohet?

Deformimi i shtyllës kurrizore

Skolioza/ Çfarë ushtrimesh sugjerohen?