MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Simptomat e para të sëmundjeve të veshkave, që të gjithë i injorojnë!

21.07.2022 - 10:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Simptomat e para të sëmundjeve të veshkave

Mjeku: Veshkat janë një nga organet më jetike të trupit. Dëmtimi dhe problemet e tyre japin fillimisht disa simptoma që njerëzit priren t’i injorojnë, prandaj i kapin problemet e veshkave në faza të avancuara. Ja disa nga simptomat e para që tregojnë për sëmundje të veshkave:

Probleme me lëkurën: nëse keni kruarje dhe irritim të shpeshtë të lëkurës kjo do të thotë se mund të keni probleme me veshkat. Ato janë organet që ndihmojnë në largimin e toksinave nga gjaku dhe trupi, prandaj mosfunksionimi siç duhet i tyre mund të çojë në irritim dhe skuqje të lëkurës.

Enjtje në pjesë të ndryshme të trupit: kjo mund të jetë një simptomë më serioze dhe kritike. Kur veshkat nuk janë të afta të largojnë toksinat dhe mbeturinat nga trupi atëherë ato fillojnë t’i grumbullojnë toksinat në trup dhe shfaqen në formë enjtje.

Ndryshimet në urinë: ngjyra e urinës mund të jetë një tjetër tregues për sëmundjet e veshkave. Kështu urina me ngjyrë të errët, të turbullt dhe erë të fortë mund të jetë një simptomë. Nëse ajo kthehet në formë shkume, tregon për një gjendje të përkeqësuar të veshkave.

Anemia: problemet me veshkat mund të jenë një shkaktar edhe i uljes së nivelit të hemoglobinës dhe për pasojë sjellin anemi.

Disa nga simptomat e tjera të sëmundjeve të veshkave mund të jenë: lodhje e vazhdueshme, ethe, djerësitje e vazhdueshme, fryrje të trupit, dobësi etj. Nëse vëreni disa nga këto simptoma që ju shfaqen për një kohë të gjatë atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodh pas shërimit nga Koronavirusi?

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”!