MENU
klinika

Italiania me pasaportë shqiptare

Skiatorja kuqezi triumfon në garën e parë në Kili

29.07.2022 - 13:44

Sporti i skive, edhe pse jo ndër më popullorët në vendin tonë, po rrit ndjeshëm ambiciet dhe rezultatet, falë punës së Federatës Shqiptare, që është përqendruar si në evidentimin dhe ndihmën e talenteve që jetojnë dhe janë stërvitur jashtë Shqipërisë, ashtu dhe në natyralizimin e atleteve të huaj që garojnë tanimë për Shqipërinë.

Nga një prej tyre, nga Kili i largët, vijnë rezultate të jashtëzakonshme për ngjyrat kuqezi. Skiatorja Lara Colturi, vetëm 16 vjeç, arrin të triumfojë në garën e saj të parë për Shqipërinë ne Slallomin Gjigant.

Ajo ka bërë një garë të jashtëzakonshme duke lënë pas çdo kundërshtare me më shumë se 6 sekonda. Lara është natyralizuar si shqiptare vetëm pak muaj më parë dhe është vajza e ish-medalistes olimpike italiane, Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqiptare të Skive.

Për t’u theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikësh, i cili është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar. Lara bashkë me stafin e saj, do të qëndrojnë në Amerikën Latine deri në fund të shtatorit ku do të zhvillojë më shumë se 10 gara për të vazhduar më pas stërvitjen në Itali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndikimi i yjeve të futbollit në Shqipëri

CR7 kalon Messin, 1484 kanë emrin Ronaldo