MENU
klinika

Ndikimi i yjeve të futbollit në Shqipëri

CR7 kalon Messin, 1484 kanë emrin Ronaldo

28.07.2022 - 14:27

Futbolli është jo vetëm sporti më i ndjekur në botë, por edhe më magjiku, më ndikuesi te të rinjtë. Secili ka idhullin e vet të madh në futboll, të cilit do të dëshironte t’i ngjante nëse e aplikon këtë sport.

Mjafton të përmendim këtu ikona si Pele, Maradona, Cruyff e më pas Ronaldo e Messi, por edhe shumë të tjerë, që nuk do të harrohen kurrë, se përmes futbollit mund të hysh në historinë globale. Jo më kot fanellat e yjeve janë më të shiturat jo vetëm për tifozët e skuadrave respektive, por edhe te fëmijët e mbarë globit.

Nga ky këndvështrim, nuk është fare për t’u habitur që shqiptarët iu vendosin në masë emrat e këtyre yjeve të futbollit të porsalindurve të tyre. Sipas INSTAT, në vendin tonë, shumë fëmijë mbajnë emra futbollistësh të njohur, kryesisht të huaj.

Kështu, 1484 fëmijë e kanë emrin “Ronaldo” prej yllit portugez, pesë herë fitues i “Topit të Artë”; ndërsa 336 të tjerë “Lionel”, prej yllit argjentinas, që e ka fituar plot shtatë herë “Topin e Artë” dhe adhurohet në të gjithë botën.

Natyrisht, vetë ata që e kanë emrin kështu nuk e kanë ditur se kush është Messi apo CR7, por prindërit e tyre janë ndikuar deri në këtë pikë, sa “t’i pagëzojnë” kështu. Me siguri, askush nuk duhet të jetë i penduar pse i kanë “nominuar” kështu, përkundrazi.

Po sipas INSTAT-it, “Ronaldo” prin bindshëm si emri më i përdorur i një futbollisti nga prindërit për fëmijët e tyre, plot 1484 herë. I dyti është emri i futbollistit legjendar brazilian, Romario. 539 djem në Shqipëri e kanë emrin kështu.

I treti është Lionel Messi, emrin e të cilit e kanë marrë 336 djem shqiptarë. Të inspiruar nag Kaka, ish-braziliani i Milanit dhe Real Madridit, 231 djem shqiptarë quhen “Rikardo”.

Nuk mbetet pas as kapiteni legjendë i Milanit, i përjetësuar si emër “Paolo” në 221 djem shqiptarë. Në këtë listë nuk mungojnë “Rivaldo” dhe “Maradona”, me përkatësisht 121 dhe 42 emra, ashtu sikurse Eusebio (27 emra) dhe Ronaldinho (13 emra).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN