MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Sondazh: Ramën 38%, Berishën 30.1%, Asnjërin 31.9%

09.07.2022 - 18:34

Në 24 orët e fundit zhvillova një sondazh elektronik me rreth 2000 banorëtë rritur krejt të rastësishëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku pyetja kryesore ishte “Kë doni të jetë kryeministër i vendit: Ramën, Berishën, apo asnjërin nga këta të dy?”.

Pas ripeshimit statistikor të kampionit, rezultoi se 38% duan Ramën kryeministër të vendit (38.6% e të anketuarve kishin votuar vjet më 25 prill për PS-në); 30.1% duan Berishën (36.2% e të anketuarve kishin votuar vjet më 25 prill për PD-AN ose për LSI-në); 31.9% nuk duan asnjë prej këtyre të dyve ose janë të pavendosur (25.2% e të anketuarve kishin votuar vjet më 25 prill për parti të tjera ose s’kishin votuar fare).

Shpërndarja moshore e simpatizantëve të Ramës e të Berishës është pothuaj identike. Ndërsa tek asnjëanësit dominojnë moshat 18-34 vjeç (shihni 2 tabelat më poshtë).