MENU
klinika

Para Krishtit

Të vjedhura. Afresket romake kthehen në shtëpi

22.07.2022 - 15:02

         Dhjetëra artefakte të grabitura, disa prej tyre nga shekulli IV p.e.s., u bënë pjesë e muzeut të veprave të artit për shpëtuara në Romë, pasi hetuesit në Nju Jorkut ranë në gjurmët e tyre dhe i kthyen në Itali, gjatë kësaj javë.

Midis 142 veprave antike është një afresk që daton në vitin 50 pas Krishtit, gjetur në rrënojat e një qyteti antik të varrosur nën hirin vullkanik, gjatë shpërthimit të Vezuvit.

Piktura u grabit në vitin 1995, nga një vilë në zonën arkeologjike Herculaneum dhe miliarderi i fondit Michael Steinhardt, një koleksionist i pasur i artit, e bleu për 650,000 dollarë atë vit, sipas burimeve zyrtare.

Afresku që tregon Herkulin fëmijë, duke mbytur një gjarpër, vlerësohet në 1 milion dollarë dhe është pjesë e koleksionit të sendeve të gjetura, me vlerë rreth 14 milion dollarë.

Pjesët përfshijnë artefakte nga viti 700 p.e.s. dhe tre pjesë afreskesh, që datojnë në shekullin e IV, me temë gra vajtuese. Afresket erdhën nga një qytet i lashtë grek, në Italinë jugore. Grabitësit i kanë marrë pikturat, nga muri i një varri, – thanë autoritetet njujorkeze.

Ndërsa do të jenë të sigurta në Muzeun e Artit të Shpëtuar në Romë, i çelur muajin e kaluar në kryeqytetin italian, për të ekspozuar artefaktet e gjetura, përpara kthimit në zonat nga ku u plaçkitën ose humbën.

Në fund të vitit të kaluar, pasi hetuesit italianë dhe amerikanë gjurmuan veprat e trafikuara në koleksionin e Steinhardtit, ai hoqi dorë nga 180 të tilla, duke përfshirë pjesët nga afresket, si dhe përballjen me masën drastike që ia ndalon blerjen e antikuareve.

Gjatë një ceremonie në Nju Jork, autoritetet vlerësuan thanë se 48 nga artefaktet e dorëzuara në Itali, ishin nga koleksioni i Steinhardtit, ndërkohë, se 60 të tjera u gjetën në Nju Jork, në “Royal-Athena Galleries”.

“Këto artefakte meritojnë të kthehen në vendin e origjinës, ku populli, ai italian në këtë rast, të mund të admirojë veprat e artit që dëshmojnë të kaluarën e vendit të tyre,” – tha prokurori, Alvin Bragg.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen