MENU
klinika

CR7 me "valixhe në duar"

Tifozët kërcënojnë, Atletico i mbyll derën Ronaldos

27.07.2022 - 14:28

Cristiano Ronaldo ka mbetur me valixhe në duar dhe nuk dihet se ku do të luajë në sezonin e ri. U përfol për një rikthim në La Liga dhe pikërisht Madrid, por tani tek Atletico Madrid.

Një lajm i tillë ka zemëruar ultrasit e skuadrës së Diego Simeones, të cilët nuk duan në ekipin e tyre një legjendë të “armiqve” të Realit. Hashtagu “ContraCR7” është kthyer viral në rrjetet sociale. Shumë tifozët të Atleticos kanë kërcënuar klubin me dorëzim abonimesh nëse blihet pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Presidenti i klubit kryeqytetas, Enrique Cerezo ka shuar mundësinë e blerjes së Ronaldos: “Nuk e di kush e shpiku këtë histori, por është praktikisht e pamundur që ai të vijë tek Atletico Madrid. Thashethemet janë thashetheme dhe duhet të mbeten të tilla, sepse nëse rriten duken si reale“.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN