Tashmë që është verë, mushkonjat na bezdisin shumë dhe mund të transmetojnë dhe sëmundje të rrezikshme. Shumë prej nesh e kanë vënë re se mushkonjat disa njerëz i “preferojnë” më shumë, e të tjerë më pak dhe kjo ka të bëjë me substancat që “lokalizojnë” në sipërfaqen e lëkurës sonë.
Dieta jonë luan një rol të rëndësishëm në këtë proces, pasi disa ushqime tërheqin dhe të tjera sprapsin insektin e bezdisshëm. Cilat ushqime duhet të shmangni për të për të shmangur nga pickimet e tyre.
Bananet
Një substancë që tërheq mushkonjat është acidi laktik, i cili prodhohet natyrshëm nga trupi ynë. Megjithatë, ushqimet e pasura me kalium, si bananet, rrisin sasinë e acidit laktik që çlirohet nga lëkura.
Akullore
Edhe pse është ushqimi më i mirë veror, ajo përmban mjaft qumësht dhe natyrisht, të gjitha produktet e qumështit kontribuojnë në prodhimin e më shumë acidit laktik. Prandaj preferoni sherbetet, pasi nuk përmbajnë qumësht.
Alkooli
Nga njëra anë, alkooli kontribuon në rritjen e temperaturës së trupit, dhe nga ana tjetër, mushkonjat priren për lëkurën më të ngrohtë, ndaj është mirë të shmangni pijet alkoolike.