MENU
klinika

Mike Tyson

“Vdekja ime po afron me shpejtësi”

21.07.2022 - 12:08

Ish-boksieri Mike Tyson ka deklaruar në një intervistë se vdekja e tij po vjen shumë shpejt. Legjenda e peshës së rëndë u shrpeh se ai dhe gruaja e tij zihen shpesh për parà edhe pse ai është një milioner. 56-vjeçari amerikan, u shpreh se i ka thënë terapistit të tij se ndjen se koha e tij ka mbaruar.

“Natyrisht që një ditë do të vdesim të gjithë. Shoh veten në pasqyrë dhe shoh ato pikat e vogla në fytyrën time dhe them “uau”. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet shumë shpejt. Paratë nuk do të thonë asgjë për mua, pasi ato ofrojnë një siguri të rreme”, tha Mike Tyson. “

Gjithnjë u them njerëzve që mendojnë se paratë janë gjithçka dhe i bëjnë të lumtur se kjo nuk është e vërtetë. Besojnë se je i pathyeshëm kur ke shumë parà, por nuk është e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të sëmurësh apo goditesh nga një makinë”, u shpreh Mike Tyson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kampioni i botës në boks

Mike Tyson zbulon pse ai është i dhunshëm