MENU
klinika

Moto GP

Vendlindja nderon Rossin me një kaskë gjigante

26.07.2022 - 11:38

Qyteti i Pesaro-s, në Itali, ka nderuar ish-pilotin Valentino Rossi dhe këtë gjë e ka bërë në mënyrë krejt të veçantë. Ata kanë përgatitur një kaskë (kokore) gjigante të 9 herë kampionit të botës në garat e motoçiklizmit, e cila është vendosur në një shesh, pak metra larg detit.

Kaska gjigante peshon 400 kg, është e gjatë 4 metra dhe e gjerë 6 metra. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj vepre ka marrë pjesë edhe vetë piloti italian, i tërhequr nga garat në fund të vitit të kaluar.

“Kjo kaskë është mjaft e bukur, më pëlqen vërtet shumë dhe është një nder i madh për mua. Për mua Pesaro është qytet i rëndësishëm, pasi babai im ka lindur këtu dhe këtu janë njohur prindërit e mi. Unë vij shpesh këtu, pasi e konsideroj si shtëpinë time të dytë”, tha Rossi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN