MENU
klinika

Pas gabimit në Francë

Drejtori i Ferrarit: Leclerc kampion, kemi besim tek ai

25.07.2022 - 14:51

Zhgënjimi që pësoi Charles Leclerc në garën e zhvilluar në Francë është i madh, pasi aksidenti që pësoi ishte tërësisht faji i tij. Piloti monogask i Ferrari përfundoi te barrierat mbrojtëse, duke u tërhequr dhe dorëzuar kreun. Gara u fitua nga Max Verstappen, që tashmë ka 63 pikë avantazh ndaj Leclerc. Gjithsesi, Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, beson tek e pamundura:

“Këtë vit kemi humbur shumë pikë, në shumë mënyra. Gjithsesi, deri në fund të sezonit ka ende shumë gara dhe do të dimë t’i fitojmë ato pikë. Charles është një kampion dhe askush nuk i vë në dyshim aftësitë e tij. ne kemi besim tek ai”, tha Binotto.

“Ka ende edhe 10 gara dhe mund t’i fitojmë të gjitha e të shpallemi kampionë. Edhe në Francë ishim më mirë se Red Bull dhe po i menaxhonim më mirë gomat. Gjithsesi, kthejmë faqe pas kësaj gare dhe të shohim për garën e radhës”, shtoi Binotto.

 

“Në garat e radhës duhet të kemi të përkryer dhe me fat. Po lodhemi shumë për të qenë në majë dhe fituar sa më shumë. Kemi besim tek të gjithë dhe këtë vit kemi bërë një hop të jashtëzakonshëm përpara, duke qenë pikë referimi për të gjithë”, – përfundoi Binotto.