MENU
klinika

Formula1

Verstappen triumfon për herë të 6-të këtë sezon

24.07.2022 - 17:04

Çmimi i Madh i Francës i takon Max Verstappen. Piloti i Red Bull bëri një garë spektakolare sot, duke ia dalë të marrë pozitën e parë.

Vendi i dytë i takon Lewis Hamilton, ndërsa i 3-ti i përket Russel (Mercedes). Perez nuk shkon më shumë se vendi i katërt, në një ditë ku pritej më shumë prej tij.

Gjithçka keq për Leclerc, që e pa veten jashtë gare pas 19 xhirosh. Ai pësoi një aksident që ia bëri të pamundur vazhdimin e garës, edhe pse po bënte një paraqitje të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN