MENU
klinika

Situata te Lazio

Vendoset paqja, Tare drekon me Sarrin

14.07.2022 - 15:52

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dhe trajneri i bardhekaltërve, Mauricio Sarri nuk kanë pasur një raport të ngushtë teksa në disa raste nuk kanë munguar përplasjet mbi idetë e ndryshme në lojtarën që i nevojiten skuadrës.

Tekniku Sarri madje nuk ka ngurruar që edhe publikisht të “thumbojë” Taren duke theksuar se nga merkato do të varet ecuria e skuadrës gjatë sezonit.

Mirëpo, në prag të sezonit të ri, trajneri dhe drejtori shqiptar duket se kanë bërë paqe dhe, sipas Il Messagero, ka mjaftuar një drekë pune për të konsoliduar marrëdhënien.

Të dy personazhet kanë drekuar në Auronzo di Cadore, teksa nuk kanë munguar edhe komplimentat e Sarrit për Taren në lidhje me merkaton. Sakaq, kjo atmosferë pozitive ka bërë të lumtur edhe presidentit Claudio Lotito, i cili pritet të jetë pranë skuadrës të dielën dhe nuk do të mungojë edhe një takim tashmë me dyshen të pajtuar Tare-Sarri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezët nuk heqin dorë nga yjet

PSG përgatit ofertën për rinovimin me Messin